Trump thotë se s’do ta bëjë Pompeon këshilltar për siguri

Amerika

Trump thotë se s’do ta bëjë Pompeon këshilltar për siguri

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:34
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk e ka në plan që  Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo ta bëjë këshilltar të sigurisë kombëtare.

Trump këtë e ka thënë para reporterëve se ka folur me mëngjes me Pompeon për këtë dhe se ai “parapëlqen idenë që aty të jetë dikush tjetër”, shkruan TheHill.

Ka pasur raportime se Trump do ta emërojë Pompeon si zëvendësues të John Bolton të cilin e shkarkoi nga detyra gjatë së martës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat