Pas uraganit Matthew që shkatërroi gjithçka, çifti amerikan zbulon diçka në plazhin e lagjes së tyre

Amerika

Pas uraganit Matthew që shkatërroi gjithçka, çifti amerikan zbulon diçka në plazhin e lagjes së tyre

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Uragani Matthew që goditi SHBA-të, nuk ka lënë asgjë pas vetes përpos shkatërrimit.

Megjithatë si pasojë e erërave të forta, ato kanë sjellë edhe gjëra të pazakonta nëpër zonat e banuara.

Shpesh herë thuhet se uraganet edhe “zbulojnë” objekte të çmuara, dhe ndoshta kjo edhe është arsyeja se pse “gjuetarët e thesareve” fillojnë kërkimet pasi që dobësohen uraganet.

E në mesin e fatlumëve sa i përket gjetjes së thesarit ishte edhe Aaron Latin dhe e dashura e tij, që kishin dalë në plazh me detektor të metalit në Karolinë e Jugut.

Atyre u buzëqeshi fati kur hasën në një “guri të çuditshëm të rrumbullakët” duke mos e ditur se bëhej fjalë për gjyle topi nga koha e luftës civile.

“Fillimisht menduam se bëhet fjalë për një guri të rrumbullakët, por sa herë që i afroheshim e kuptuam se është diçka më shumë”, ka deklaruar Aaron.

Dyshja gjetën dy gjyle topi në afërsi të pemëve të shkulura nga erërat e forta të uraganit Matthew. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat