SHBA përpara sauditëve, bëhet eksportuesja më e madhe e naftës në botë - Bota Sot
SHBA përpara sauditëve, bëhet eksportuesja më e madhe e naftës në botë

Amerika

SHBA përpara sauditëve, bëhet eksportuesja më e madhe e naftës në botë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:33
Foto

Amerika do të bëhet eksportuesja më e madhe e naftës në botë, duke ia kaluar edhe Arabisë Saudite e Rusisë, e kjo për shkak të rritjes së “paprecedentë” të prodhimit të energjisë.

Deklaratën e bëri shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, gjatë një konference në Washington.

“Ata do jenë shumë afër në vitet e ardhshme, por është çështje kohe që SHBA-ja të kthehet në eksportuesen më të madhe të naftës në botë”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, gjatë një konference në Washington.

Komentet e Birolit vijnë një ditë pasi Agjencia publikoi të dhënat paraprake, të cilat tregonin shifrat e eksporteve të naftës bruto të SHBA-së gjatë muajit qershor.

Në atë muaj, Amerika i kishte kaluar dy konkurrentët e saj më të mëdhenj. Ky ishte një sinjal, sipas ekspertëve, se konkurrenca për një pjesë të tregut global të naftës po shtohet ndjeshëm, ndërsa prodhimi i arit në Shtetet e Bashkuara po vjen në rritje nga viti në vit.

Birolit, thotë se në 2024, SHBA-ja pritet të përjetojë “rritjen më të madhe të prodhimit në historinë e naftës deri më tani”.

Parashikimet afatshkurtra sakaq, sipas Radios Evropa e lirë, janë që Amerika ta rrisë prodhimin e naftës në 1,25 milionë fuçi në ditë dhe një milion më shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...