Moti i ligë kaplon Meksikën, reshjet e shiut shndërrojnë rrugët në “lumenj” – ujërat e rrëmbyeshëm marrin me vete gruan

Amerika

Moti i ligë kaplon Meksikën, reshjet e shiut shndërrojnë rrugët në “lumenj” – ujërat e rrëmbyeshëm marrin me vete gruan

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 20:20
Foto

Moti i ligë ka kapluar Meksikën, e pas shirave të rrëmbyeshëm rrugët e qyteteve janë shndërruar në “lumenj” duke marrë gjithçka para vetes, madje edhe disa qytetarë që kishin mbetur jashtë.

E këtë gjë më së miri e dëshmon një video amatore e filmuar në qytetin meksikane Cuernavaca, ku shihet një grua duke u munduar të kapet në pemë pasi ujërat e rrëmbyeshëm e shtynin me shpejtësi të madhe.

Personi që e filmon dëgjohet duke bërtitur “dikush ta ndihmojë”, derisa gruaja që kishte në shpinë një çantë lufton më gjithë forcën për t’i mbijetuar ujërave të rrëmbyeshëm.

Meksika shpesh goditet nga moti i ligë e në veçanti gjatë këtij muaji që konsiderohet atje “si muaji i shiut”, dhe autoritetet për këtë vazhdimisht janë në gjendje gatishmërie për më të keqen.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat