Robert C. O’Brien emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare në SHBA - Bota Sot
Robert C. O’Brien emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare në SHBA

Amerika

Robert C. O’Brien emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare në SHBA

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:23
Robert C. O’Brien

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Robert C. O’Brien, në pozitën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.

“Kam punuar për kohë të gjatë me Robertin. Ai do të bëjë një punë fantastike”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

O’Brien ka qenë më herët i dërguar special i presidentit për Çështje të Pengjeve në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai do jetë Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara pasi Trump ka shkarkuar John Boltonin nga kjo pozitë.

Trump ka përmendur mospajtimet e thella me Boltonin si arsyetim për shkarkimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...