Shkrep dy plumba në drejtim të policëve amerikanë, ata i kundërpërgjigjen – e qëllojnë për vdekje

Amerika

Shkrep dy plumba në drejtim të policëve amerikanë, ata i kundërpërgjigjen – e qëllojnë për vdekje

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:11
Foto

Një situatë e tensionuar u krijua kur një kriminel u qëllua për vdekje nga policët e New Yorkut, derisa turma e kalimtarëve të rastit filmonin gjithçka dhe ofendonin policët.

Policia ishte përfshirë në të shtënat që kishin ndodhur gjatë të martës në orët e para të mëngjesit, ku policët e New Yorkut ishin ftuar pas raporteve se po ushtrohej dhunë fizike në një familje, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se bëhej fjalë për ish-të burgosurin, Gregory Edwards, 39-vjeç.

Policët ishin detyruar të përdorin revolen elektrike derisa tentuan ta arrestojnë, por në një moment Edwards nxori revolen dhe shkrepi dy plumba në drejtim të policëve.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i policëve që e qëlluan për vdekjes Edwardsin. E videoja e filmuar nga një kalimtar rasti tregon situatën kaotike të krijuar në rrugë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat