Një aeroplan në SHBA bie gjatë fluturimit nëntë kilometra për një minutë - Bota Sot
Një aeroplan në SHBA bie gjatë fluturimit nëntë kilometra për një minutë

Amerika

Një aeroplan në SHBA bie gjatë fluturimit nëntë kilometra për një minutë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Udhëtarët në një fluturim të ‘Delta Airlines’ këtë javë u tmerruan pasi avioni i tyre kishte rënë për 9 kilometra, raporton CNN.

Avioni fluturoi nga Atlanta drejt Fort Lauderdale, por u dërgua në Tampa për masa paraprake.

Pasagjerëve iu dha maska oksigjeni dhe pilotët "shpejt u ulën në një mënyrë të kontrolluar", njoftoi Delta për televizionin WSB.

Kishte "parregullsi të presionit të kabinës gjatë fluturimit", njoftoi linja ajrore, sipas së cilës avioni u ul në mënyrë të sigurt në Tampa.

"Ranë maskat për oksigjen. U krijua kaosi në mesin e pasagjerëve", tregoi  pasagjeri Harris Dewoskin.

Shërbëtori i fluturimit vazhdimisht u tha pasagjerëve të mos kishin frikë, por kjo nuk ndihmoi.

"Ishte padyshim një moment i lëkundshëm, kështu që pasagjerët rreth meje morën frymë shumë rëndë," tha Dewoskin.

Një pasagjer u frikësua aq shumë sa filloi të përqafonte djalin e tij dhe t'i tregonte familjes së tij se i donte ata.

"Në ato 60-90 sekonda të tmerrshëm, ne nuk dinim se çfarë po ndodhte," tha ai.

Avioni u inspektua nga teknikët e mirëmbajtjes së avionëve, raportoi kompania.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...