Krizë e madhe ekologjike, zhduken 3 miliardë zogj

Amerika

Krizë e madhe ekologjike, zhduken 3 miliardë zogj

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:02
Ilustrim

Amerika Jugore ka humbur rreth 3 miliardë zogj nga viti 1970, kanë thënë shkencëtarët, të cilëve flasin për një krizë të madhe ekologjike.

Në një artikull të publikuar në revistën ‘Shkenca’, ekspertët kanë thënë se numri i zogjve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada ka rënë 29 % në 50 vitet e fundit, sipas Rel.

 “Shifra e zvogëlimit prej 3 miliardëve ka qenë shokuese për ne”, ka thënë Kenneth Rosenberg, shkencëtar në Universitetin Cornell dhe autori i kërkimit për zogjtë.

Shkencëtarë tjerë kanë thënë se ekzistenca e kafshëve është duke u rrezikuar për shkak të aktivitetit të njeriut.

Mirëpo zhdukja e tyre mund të ketë më pas ndikim të madh te njeriu për shkak të pasojave që mund të ketë ky fakt në ekosistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat