600 të zhdukur, 1 muaj pas shkatërrimit

Amerika

600 të zhdukur, 1 muaj pas shkatërrimit

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 07:14
Pas shkatërrimit të Bahamasit nga uragani Dorian

Thuajse një muaj pas shkatërrimit të Bahamasit nga uragani Dorian, zyrtarët thonë se ende janë 600 persona që mungojnë.

Kryeministri i Bahamasit deklaroi se numri i të zhdukurve ka rënë ndjeshëm gjatë javëve të fundit, ndërkohë që numri i vdekjeve është rritur. Deri më tani qeveria ka deklaruar se numri zyrtar i personave të mbetur të pajetë është 56 .

Pas goditjes nga uragani shtëpitë mbetën pa energji elektrike, pa ujë dhe gjithçka ishte e dëmtuar sikur të ishin pas lufte. Ndërkohë që mendohet se ende mund të ketë trupa të pajetë nën rrënoja.

Ndërkaq, në fillim të kësaj jave qeveria e Bahamasit deklaroi se ka në plan të punësojë ndërmarrjet vendase për të larguar mbeturinat nga zonat më të goditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat