Tërmeti 6.8 ballë shkund tokën, reagimi i njerëzve të lë pa fjalë

Amerika

Tërmeti 6.8 ballë shkund tokën, reagimi i njerëzve të lë pa fjalë

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:48
Tërmeti në Kili

Kili u godit nga një tërmet i fortë i magnitudës 6.8, një nivel i mjaftueshëm ky i forcës së goditjes aq sa për të shkaktuar panik mes popullatës.

Por një video e regjistruar në një metro atje, tregon sesi njerëzit ruajnë në mënyrë të habitshme qetësinë, e madje nuk lëvizin fare nga vendi.

Tërmeti u ndje në tre rajone të vendit, duke nisur nga kryeqyteti Santiago. Epiqendra e tij ishte 71 kilometra larg Constitucionit, në oqeanin Paqësor.

Kili shtrihet në të ashtëquajturën “Unaza e Zjarrit” në Paqësor dhe ka një histori të gjatë tërmetesh vdekjeprurëse, përfshirë atë të vitit 2010 që mbërriti magnitudën 8,8 dhe shkatërroi disa zona bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat