Ky ishte avioni i fundit që fluturoi në këtë bazë: Tani ajo u mbyll

Amerika

Ky ishte avioni i fundit që fluturoi në këtë bazë: Tani ajo u mbyll

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 09:56
Foto

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbyllur bazën ajrore që kishin prej dekadash në Katar duke i dhënë fund kështu prezencës së tyre ushtarake në këtë shtet.

Veprimi ndodh në një moment kur tensionet me Iranin janë në kulm dhe nga të dyja palët flitet për një luftë në shkallë të gjerë

Autoritetet ushtarake amerikane nuk e mohojnë faktin se lëvizja e bazës është përshpejtuar pas tensioneve në rritje me Iranin duke theksuar ndërkohë që plani për heqjen e saj dhe vendosjen brenda territorit të SHBA-ve ka qenë bërë më herët, por zhvillimet e fundit bënë që ai të vihej në veprim më shpejt.

Ditën e djeshme nga kjo bazë ka fluturuar edhe avioni i fundit, një B52.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat