Trump ka propozuar që imigrantët të qëllohen në këmbë

Amerika

Trump ka propozuar që imigrantët të qëllohen në këmbë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:37
Donald Trump

Sipas një libri të ri, presidenti amerikan, Donald Trump, ka propozuar që imigrantët të qëllohen me armë në këmbë në mënyrë që të mos mund të ikin.

Në librin e shkruar nga dy gazetarë të gazetës “New York Times” thuhet se presidenti ka dhënë udhëzime për përdorimin e metodave ekstreme për ndalimin e imigrantëve, në mënyrë që ata të mos e kalojnë kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Për më tepër, në këtë libër thuhet se presidenti ka propozuar që të përdoren edhe muret me rrymë dhe kanalet e mbushura me gjarpërinj apo aligatorë.

Ndryshe, ndërtimi i murit përgjatë kufirit me Meksikën është një nga objektivat kryesore të presidentit amerikan. Ndërtimi i tij ka filluar dhe Pentagoni i ka ndarë 3.6 miliardë dollarë për këtë projekt.

Libri është shkruar nga Michael Shear dhe Julie Davis dhe quhet “Sulmi i Trump-it ndaj imigrimit”. Ai është i bazuar në intervistat me dhjetëra zyrtarë amerikanë, emrat e të cilëve nuk janë të publikuar në libër.

Sipas një përshkrimi, presidenti Trump në mënyrë private i ka këshilluar ndihmësit që ushtarët t’i qëllojnë imigrantët në këmbë, por atij i është thënë se një gjë e tillë është ilegale, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat