Djali i Robert Kenedit tregon pas 50 vitesh se kush ia vrau realisht babain

Amerika

Djali i Robert Kenedit tregon pas 50 vitesh se kush ia vrau realisht babain

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:22
Foto

Djali i Robert Kenedit ka postuar në Instagram identitetin e vrasësit të babait të tij, 50 vite pas ekzekutimit.

Bobi Kenedi u vra në vitin 1968, pasi palestinezi Sirhan Sirhan hapi zjarr drejt tij në një hotel të Los Anxhelesit.

Sirhani u dënua për vrasjen e politikanit, por sot, djali i ish senatorit amerikan thotë se vrasësi i vërtetë ishte në fakt një rojë i hotelit.

Edhe pse Sirhani qëlloi kundër të atit, plumbat që i dhanë fundi jetës erdhën nga Thejn Juxhin Sizar.

“Thejn Juxhin Sizar vdiq sot në Filipine. Provat tregojnë se ai është vrasësi i babait tim. Ai punonte si rojë në një zonë sekrete të fabrikës së Lockheed inë Burbank. Te hoteli Ambasador kishte filluar punë një javë para se të kryente vrasjen”, thotë djali i Robert Kenedit./tch

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat