Arratiset nga burgu politikania kolumbiane, videoja pushton rrjetin - Bota Sot
Arratiset nga burgu politikania kolumbiane, videoja pushton rrjetin

Amerika

Arratiset nga burgu politikania kolumbiane, videoja pushton rrjetin

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:28
Pamje nga video

43-vjeçarja Aida Merlano, politikania nga Kolumbia e cila u dënua me burgim për blerje votash, orët e fundit është në qendër të vëmendjes mediatike për arratisjen e saj spektakolare.

Ngjarja në fjalë ndodhi të mërkurën, kur Merlano-ja po kryente një kontroll te stomatologu.

E burgosura ia doli të zbriste nga godina me litar dhe më pas të largohej me një motoçikletë, çka lë të kuptohet se plani ishte i mirëmenduar.

Për kapjen e saj ose dhënien e informacioneve mbi vendndodhjen e të arratisurës është vënë në dispozicion një shpërblim prej 50 milionë pesos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...