E konfirmojnë mjekët: Bernie Sanders ka pësuar sulm në zemër

Amerika

E konfirmojnë mjekët: Bernie Sanders ka pësuar sulm në zemër

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:25
Bernie Sanders

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Berni Sanders, i është nënshtruar një operacioni emergjent pasi ka pësuar sulm në zemër. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e fushatës së tij dhe mjekët.

Senatori ishte dërguar në spital të martën pasi ishte ankuar për dhimbje në gjoks gjatë një tubimi në Nevada.

Raportohet se mjekët e kanë bërë operacion politikanin 78-vjeçar për t’ia zhbllokuar njërën nga arteriet.

Të premten, Sanders tha se po ndihet për mrekulli pasi doli nga spitali.

Mjekët thanë se ia kanë vendosur dy stenta në një arterie të bllokuar koronare. Ata konfirmuarn se politikani ka përparim në gjendjen shëndetësore, por se e kanë këshilluar të kontrollohet nga mjeku personal.

Në kohën kur gara për kandidat për president brenda Partisë Demokratike është ashpërsuar, Sanders u zotua se do të marrë pjesë në debatin e ardhshëm televiziv, i cili do të mbahet më 15 tetor.

Nëse Sanders do të bëhej president, ai do të hynte në histori si kryetari më i moshuar i Shteteve të Bashkuara, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat