Trump shpërthen në akuza ndaj senatorit të partisë së vet

Amerika

Trump shpërthen në akuza ndaj senatorit të partisë së vet

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 16:07
Donald Trump dhe Mitt Romney

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka hapur një front të ri në betejën për hetime dhe shkarkim të tij, duke e akuzuar ashpër një nga anëtarët kryesorë të Partisë Republikane, pjesë e së cilës është edhe ai vetë.

Presidenti republikan e ka nisur një varg sulmesh edhe ndaj demokratëve dhe medieve, të cilët e kanë akuzuar atë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në Ukrainë kur kërkoi që të hetohet djali i rivalit të tij më të madh politik. Ai tha se senatori Mitt Romney është një prapanicë pompoze që e ka luftuar atë prej fillimit.

Romney, i cili i kishte humbur zgjedhjet e vitit 2012 kundër ish-presidentit Barack Obama, e kritikoi të premten presidentin Trump për kërkesën që ia ka bërë Kinës për ta hetuar ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden. Kyi  fundit është në garë brenda Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Më vonë, presidenti Trump e sulmoi përsëri senatorin Romney, duke thënë se i ka dëgjuar njerëzit në Utah duke thënë se janë penduar që e kanë zgjedhur këtë senator në Senat vitin e kaluar. “Pajtohem. Ai është një budalla që po punon për të mirën e demokratëve që nuk bëjnë asgjë. Shkarkojeni Romney-n”, shkroi presidenti amerikan në Twitter.

Ai gjithashtu se kërkesa që ia ka bërë Kinës për hetimin e politikanit demokrat nuk kanë të bëjnë me politikë, por me korrupsion, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat