Policia kërkoi të dyshuarin për orë të tëra në këtë labirint

Amerika

Policia kërkoi të dyshuarin për orë të tëra në këtë labirint

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 22:21
Foto

Policia iu vu në ndjekje të një personi që kishte përndjekur një grua, pasi mori urdhër nga gjykata që të mos i afrohej asaj.

Rajan Keneth Uot, 29-vjeçar nga SHBA-të, hyri brenda një labirinti të krijuar në një fushë me misër. Policët e rrethuan labirintin, duke kërkuar ndihmë dhe nga ajri përmes helikopterit.

Pasi erdhi ndihma nga qielli, policët ishin të sigurt se shkelësi i ligjit nuk kishte ku të shkonte më.

Pas dy orësh përpjekje, ata u lodhën nga kjo punë. Disa nga policët nisën të heqin dorë e të largohen. Por,njëri prej policëve, teksa po largohej i mërzitur, vuri re një kotec pulash pranë labirintit. Ai mendoi të hedhë një sy brenda dhe zbuloi se 29-vjeçari kishte qenë gjithë kohën i fshehur aty.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat