SHBA vendos në listë të zezë 28 organizata qeveritare dhe tregtare kineze - Bota Sot
SHBA vendos në listë të zezë 28 organizata qeveritare dhe tregtare kineze

Amerika

SHBA vendos në listë të zezë 28 organizata qeveritare dhe tregtare kineze

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 12:59
Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë renditur në listën e zezë 28 organizata qeveritare dhe tregtare kineze, tha Departamenti i Tregtisë i SHBA-së.

Këto organizata akuzohen se janë përfshirë në kampanjën e represionit të autoriteteve kineze, e cila ka të bëjë kryesisht me pakicën myslimane Ujgure.

"Qeveria amerikane dhe Departamenti i Tregtisë nuk mund dhe nuk do të tolerojnë shtypjen brutale të lirisë së pakicave etnike në Kinë," tha sekretari i Tregtisë së SHBA-së Vilbur Rosa në një deklaratë.

Organizatave që janë vendosur në listën e zezë u mohohet aftësia për të importuar produkte nga SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...