Djali që mbanë vëllain e vdekur në shpinë: Kjo është e vërteta e kësaj fotografie - Bota Sot
Djali që mbanë vëllain e vdekur në shpinë: Kjo është e vërteta e kësaj fotografie

Amerika

Djali që mbanë vëllain e vdekur në shpinë: Kjo është e vërteta e kësaj fotografie

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 09:45
Joe O’Donell

Në fotografi e bërë nga fotografi amerikan i njohur si Joe O’Donell, teksa një djal  mbanë vëllanë e vdekur në shpinë ka prekur miliona njerëz nëpër botë.

Një nga ngjarjet më katastrofike të Luftës së Dytë Botërore ishte hedhja e bombave atomike të Hiroshima dhe Nagasaki. Bomba e dytë, ajo e Nagasaki, shpërtheu 9 gushtin e vitit 1945 duke lënë shumë fatkeqësi me kalimin e saj.

Fotograf amerikan Joe O’Donnell arriti në atë vend për të portretizuar pasojat e bombës atomike. Ai realizoi foto me peshë të madhe, por njëra prej tyre tërhoqi vëmendjen e botës. Në fotografi ju shihni një djalë në kërkim të nënës së tij pas shpërthimit dhe me një veshje karakteristike ai mban në shpinë vëllain e tij të vdekur.

Fotografi është shprehur:

“Unë e pashë këtë të mitur në këmbë dhe mendova që nuk do ishte më shumë se 10 vjeç. E kuptova gjithashtu se mbante një të vdekur mbi supet e tij. Në ato ditë, ajo ishte një skenë shumë e zakonshme që mund ta shihje në Japoni. Mund të shihje persona në moshë të ndryshme që transportonin apo mbanin të afërmit e tyre të vdekur në duar apo supë. Por ky fëmijë kishte diçka ndryshe.”

Sipas O’Donnell, fëmija ishte para disa burrave me maskë të bardhë që ishin përgjegjës për djegien e trupave të pajetë. Pas fotografisë, ai e dorëzoi trupin e vëllait të tij i cili u hodh në flakë në sytë e tij

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...