Kalifornia ndërpret energjinë elektrike, shkaku? Zjarret

Amerika

Kalifornia ndërpret energjinë elektrike, shkaku? Zjarret

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:55
Foto

Kalifornia ka ndërprerë energjinë elektrike për miliona banorë me qëllim që të parandalohet përhapja e zjarreve.

Ndërprerjet nisën të mërkurën kur një kompani energjitike nisi të stakonte energjinë për një numër të paprecedentë shtëpish, përballë motit të nxehtë dhe me erë që rrit rrezikun e zjarreve.

Kompania që njoftoi vendimin, po punon për të parandaluar përsëritjen e katastrofës së nëntorit të shkuar, kur linjat elektrike të dëmtuara nga moti i keq ndikoi në mënyrë të konsiderueshme në zjarrin më vdekjeprurës në Kaliforni, në historinë moderne.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se frustrimi që po ndjejnë kalifornianët është shqetësues por siguria e tyre është prioriteti numër një.

Në ferrin e vitit të shkuar, 86 persona humbën jetën dhe një qytet të quajtur Paradise u shkatërrua thuajse tërësisht. Kompania energjitike PG&E është  konsideruar përgjegjësve për dhjetëra zjarre të tjera vitet e fundit. Aktualisht, Kalifornia ndodhet në kulmin e sezonit të zjarreve.  Shërbimi kombëtar i motit ka paralajmëruar se situata është ekstremisht kritike për sa i takon zjarreve me motin e thatë, të ngrohtë dhe me erërat që arrijnë shpejtësinë 110 km në orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat