U ndal rryma, vdes njeriu

Amerika

U ndal rryma, vdes njeriu

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:18
Ilustrim

Një burrë që përdorte një makinë oksigjeni për të marrë frymë, vdiq 12 minuta pas ndërprejes së energjisë në shtëpinë e tij në Kaliforninë Veriore.

Vajza e 67 vjeçarit, Robert Mardis, tha se ndërprerja e energjisë ishte arsyeja që babai i saj vdiq.

“Nuk mund ta besoj si u ndërpre energjia elektrike, nuk kishte farë frymë”, shtoi vajza.

Por, zyrtarët e qarkut thanë se gjendja mjekësore e Mardis ishte shkaku i vetëm i vdekjes.

Miliona njerëz humbën energjinë elektrike në Kaliforninë Veriore këtë javë pasi PG&E mbyllën linjat e transmetimit për të parandaluar zjarret shkatërruese gjatë motit të thatë dhe me erë.

Rreth 200,000 familje mbeten në errësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat