Shtetet e Bashkuara nisin tërheqjen e 1 mijë trupave nga Siria

Amerika

Shtetet e Bashkuara nisin tërheqjen e 1 mijë trupave nga Siria

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 11:41
Shtetet e Bashkuara nisin tërheqjen e 1 mijë trupave nga Siria

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se e kanë filluar tërheqjen e të gjitha trupave nga pjesa veriore e Sirisë në kohën kur kanë nisur përleshjet e forta mes forcave turke dhe luftëtarëve kurdë. Ndryshe, Franca ka njoftuar se i ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar ushtrinë dhe stafin civil që punon në këtë zonë.

Forcat kurde njoftuan të dielën se kanë arritur marrëveshje me qeverinë siriane që të pranojnë ndihma për t’u mbrojtur nga ofensiva turke përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, tha në të njëjtën ditë se Turqia si duket do t’i zgjerojë sulmet më shumë sesa kishte planifikuar në fillim.

Turqia ka thënë se përmes ofensivës ushtarake synon t’i largojë forcat e udhëhequra nga kurdët përgjatë kufirit mes dy vendeve, në pjesën verilindore të Sirisë. Ky shtet i cilëson kurdët si terroristë dhe bashkëpunëtorë të PPK-së, e cila lufton për pavarësi edhe brenda territorit të Turqisë.

Nga kjo situatë po e pësojnë më së shumti civilët. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 130 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivës turke, e cila filloi të mërkurën e kaluar, shkruan “Free Europe”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat