Trump po fliste për “marrëdhëniet e lashta” ndërmjet SHBA-së dhe Italisë, vëmendje merr reagimi i përkthyeses italiane

Amerika

Trump po fliste për “marrëdhëniet e lashta” ndërmjet SHBA-së dhe Italisë, vëmendje merr reagimi i përkthyeses italiane

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:07
Pamje nga videoja

Media sociale kanë reaguar menjëherë pas publikimit të disa pamjeve ku shihet një përkthyese italiane në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për reagimin e një përkthyese italiane, gjatë një konference të presidentit amerikan, Donald Trump, bashkë me presidentin italian, Sergio Mattarella.

Momenti kur përkthyesja ka reaguar në mënyrë të tillë ka qenë kur Trump ka thënë se SHBA ka një histori të përbashkët me Italinë që daton që nga Roma e lashtë.

Ndërsa Trump po fliste, njerëzit ishin të shpejtë për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve të fytyrës së përkthyeses italiane, ndërsa ajo ulej pas tij dhe Mattarella duke marrë shënime.

Trump po fliste për dashurinë e tij për italianin Christopher Columbo dhe gjithashtu vazhdoi të argumentojë se marrëdhëniet e Amerikës me Italinë datojnë shumë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat