Presioni amerikan pa rezultat: Erdogan-Pence nuk arrijnë marrëveshje për Sirinë - Bota Sot
Presioni amerikan pa rezultat: Erdogan-Pence nuk arrijnë marrëveshje për Sirinë

Amerika

Presioni amerikan pa rezultat: Erdogan-Pence nuk arrijnë marrëveshje për Sirinë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 18:03
Mike Pence, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendës presidenti i SHBA-së Mike Pence janë takuar sot në Ankara dhe diskutuan rreth krizës siriane për një orë e 20 minuta.

Sipas AFP, Pence i bëri presion Erdoganit që të ndërpresë operacionet ushtarake në Siri, por se përgjigja ishte "defiçente" dhe e pasuksesshme për SHBA.

Më vonë Erdogan dhe Pence iu është bashkuar edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo, thanë zyrtarët amerikanë.

Të mërkurën e kaluar, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në veri-lindje të Sirisë, dhe si përgjigje SHBA vendosi sanksione ndaj Ankarasë zyrtare.

Përndryshe, pak para fillimit të aksionit në Siri, një letër e lëshuar nga Donald Trump drejtuar Erdoganit duke e paralajmëruar atë "të mos bëhej budalla”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat