Vendpushimi i golfit të Trump do të mirëpresë samitin e ardhshëm G7

Amerika

Vendpushimi i golfit të Trump do të mirëpresë samitin e ardhshëm G7

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:22
Florida

Një nga vendpushimet e golfit të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Florida do të jetë vendi i samitit G7 qershorin e ardhshëm, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney u tha gazetarëve se presidenti Trump nuk do të përfitojë nga ngjarja.

Ai tha se "brendi i Trump është ndoshta aq i fortë", sa që ai nuk ka nevojë për ‘një nxitje të brendit’.

Prona e Trump, National Doral Miami, ndodhet 13 km larg aeroportit të Majamit.

Mulvaney u tha gazetarëve të enjten se një ekip paraprak i skautëve kishte vëzhguar lokacione të mundshme për samitin në shumë shtete si Kaliforni, Kolorado, Hawaii, Florida, Karolina e Veriut, Miçigan, Tenesi dhe Juta.

"Dhe u bë e qartë në fund të këtij procesi se Doral është vendi më i mirë për mbajtjen e takimit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat