E rrallë: Komandanti amerikan i policisë bën thirrje për hetime kundër tij

Amerika

E rrallë: Komandanti amerikan i policisë bën thirrje për hetime kundër tij

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:06
Eddie Johnson

Eddie Johnson, komandant i policisë së Çikagos, ka kërkuar nga policia që ta hetojë atë pasi u zu duke fjetur në veturën zyrtare. Kryetarja e Çikagos, Lori Lightfoot, e akuzoi komandantin se atë e zuri gjumi pasi ishte i dehur.

Zyrtari 59 vjeç bëri thirrje për zhvillimin e hetimeve të brendshme pasi një kalimtar i rastit e pa atë duke fjetur afër një shenje të komunikacionit për ndalim të detyrueshëm të enjten dhe e thirrim numrin 911. Komandanti tha se e ndjeu marramendje përderisa ishte duke vozitur dhe e ndaloi veturën anash rrugës.

Anthony Guglielmi, zëdhënës i policisë, tha se komandanti i ka ndërruar ilaçet këtë javë dhe së fundi ka pasur probleme me shëndetin pasi ndihej shumë i lodhur.

Sidoqoftë, kryetarja e Çikagos tha të premten për gazetën “Chicago Sun-Times” se komandanti i ka thënë asaj që ka pirë alkool.

Ajo shtoi se nuk ka arsye për të dyshuar në rrëfimin e komandantit dhe se është e vetëdijshme për problemet shëndetësore të tij.

Zëdhënësi i policisë tha se Johnson ka kërkuar hetime kundër vetes, sepse beson që zyrtarët e lartë policorë duhet të kenë standarde të larta të sjelljes, shkruan “Fox News”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat