Pompeo: Trump, i gatshëm dhe për ndërhyrje ushtarake kundër Turqisë

Amerika

Pompeo: Trump, i gatshëm dhe për ndërhyrje ushtarake kundër Turqisë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:47
Pompeo dhe Trump

“Ne preferojmë paqen para luftës”, ka thënë Sekretari i Shtetit Majk Pompeo për CNBC. “Por në rast se do të duhet ndërhyrje ushtarake, duhet ta dini që presidenti Trump është i përgaitur që të marrë masa”.

Në këtë intervistë, Pompeo nuk e shpreh shkoqur vijën e kuqe që do të duhej të kalonte Turqia para se SHBA-të të detyroheshin të jepnin një përgjigje ushtarake.

Trump është kritikuar shumë kohët e fundit në lidhje me vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Siria e Veriut, duke braktisur kështu kurdët të cilët luftuan kundër ISIS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat