Zbulohet emri i qenit hero të ushtrisë amerikane, Trump do ta presë në Shtëpinë e Bardhë - Bota Sot
Zbulohet emri i qenit hero të ushtrisë amerikane, Trump do ta presë në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Zbulohet emri i qenit hero të ushtrisë amerikane, Trump do ta presë në Shtëpinë e Bardhë

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një qen i ushtrisë amerikane, i kthyer në simbolin e sulmit të suksesshëm kundër liderit të grupit Shteti Islamik (ISIS), Abou al-Baghdadi, do të pritet javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi presidenti Donald Trump.

Miliarderi republikan ka botuar tashmë foto të qenit, që, sipas shefit të Shtabit të Ushtrisë amerikane, ka bërë shërbime të jashtëzakonshme gjatë sulmit ku mbeti i vrarë al-Bagdadi.

Donald Trump shpjegoi se qeni do të pritet në Shtëpinë e Bardhë dhe konfirmoi raportimet e shtypit, sipas të cilave emri i qenit ishte Conan.

Gjithashtu, ish-biznesmeni njujorkez ka publikuar në rrjetin e tij të preferuar social një fotomontazh të tij duke i dorëzuar atij Medaljen e Nderit, çmimin më të lartë ushtarak të SHBA-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat