Donald Trump, jo më banor i Nju Jorkut - Bota Sot
Donald Trump, jo më banor i Nju Jorkut

Amerika

Donald Trump, jo më banor i Nju Jorkut

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:50
Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha se ai nuk është më banor i Nju Jorkut.

Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “New York Times” dhe më pas u konfirmua nga vetë presidenti në një seri postimesh në Twitter të enjten vonë.

Ai shkruante se ka vendosur që vendbanimi i tij i përhershëm të jetë Palm Beach i Floridës.

"Pavarësisht nga fakti se paguaj me miliona dollarë taksa për qytetin dhe në nivel shteti çdo vit jam trajtuar shumë keq nga drejtuesit politikë të qytetit e shtetit të Nju Jorkut", shkruante zoti Trump.

Nuk është e qartë se sa është shuma e taksave që ka paguar zoti Trump në Nju Jork, pasi ai ka refuzon të publikojë informacion mbi këtë çështje.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo nuk dukej i mërzitur rreth ndryshimit të adresës së banimit të zotit Trump.

Ai e quante çlirim nga një barrë dhe shtonte: "Nuk është se zoti Trump i paguante taksat këtu gjithsesi. Florida është i gjithi i juaji” shkruante ai.

Në shtator zoti Trump dhe bashkëshortja e tij Melania paraqitën dokumente të veçanta vendbanimi në gjykatën e qarkut të kontesë së Palm Beach-it për të ndryshuar vendbanimin e tyre.

Sipas rrjetit televiziv NBC Presidenti Trump ka qenë në Mar-a-Lago, rezidenca e tij në palm Beach, 99 ditë që nga momenti që mori detyrën. Ai ka vizituar klubin e tij të golfit në Nju Xhersi 90 ditë dhe ka shpenzuar vetëm 20 ditë në kullën Trump që ndodhet në qytetin e Nju Jorkut.

Vëzhguesit besojnë se lëvizja e presidentit nga Nju Jorku në Florida ka të ngjarë të jetë pjesërisht e motivuar nga një sistem taksash më të ulëta që zbaton shteti në juglindje të vendit./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat