Aktivitete për grumbullim fondesh në pronat e presidentit Trump - Bota Sot
Aktivitete për grumbullim fondesh në pronat e presidentit Trump

Amerika

Aktivitete për grumbullim fondesh në pronat e presidentit Trump

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:53
Pronat e presidentit Trump

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në dy aktivitete për grumbullim fondesh këtë javë, duke siguruar miliona dollarë për fushatatën Trump 2020 dhe atë për ligjvënësit republikanë. Aktivitetet, të dyja të organizuara në pronat e Presidentit Trump në Uashington, DC dhe Çikago po tërheq kritika të vazhdueshme dhe akuza për shkelje të etikës që presidenti duket se nuk po i përfill. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara ka përgatitur materialin.

Mijëra njerëz protestuan jashtë Hotelit Trump në Chicikago në fillim të kësaj jave, pasi presidenti mori pjesë në një aktivitet për grumbullim fondesh brenda tij.

"Nuk e pranojmë racizmin e tij, nuk e pranojmë urrejtjen e tij", thotë protestuesi Jazmin Hernandez.

Trump, i cili deklaroi se do të garonte për vitin 2020 ditën kur u inagurua, mori pjesë në një tjetër aktivitet për grumbullim fondesh së bashku me republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të martën në Hotelin Trump International në Uashington.

"Kjo tregon gatishmërinë e Presidentit për të gërshetuar aktivitetet e tij politike me aktivitetet e tij financiare dhe të biznesit", thotë Rudy Mehrbani me qendrën Brennan për drejtësi.

Aktivitetet për grumbullimin e fondeve në pronat e presidentit ka ndihmuar në mbledhjen e qindra miliona dollarëve.

Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2019, fushata Trump 2020 dhe Komiteti Kombëtar Republikan kanë mbledhur 125 milion dollarë.

Presidenti Trump mohon se po përdor presidencën për të promovuar biznesin e tij.

"Kam shumë hotele në të gjithë vendin, dhe njerëzit i përdorin ato sepse janë më të mirat".

Organizata Trump hapi hotelin pranë Shtëpisë së Bardhë në vitin 2016, duke marrë me qira të drejtën e përdorimit të ndërtesës nga Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, një agjenci federale.

Tani ata po mendojnë të shesin të drejtat e qiradhënies. Prona është subjekt i padive të bazuara në Klauzolën e Konfliktit të Interesit, që ndalon që zyrtarët federalë të marrin pagesa ose dhurata nga aktorë të huaj.

Shitja do të shkaktonte shqetësime veçanërisht nëse blerësi është i huaj. Dhe madje mund të krijojë konflikt të mëtejshëm të interesit pasi GSA drejtohet nga një i emëruar politik i Trumpit.

"Tani nuk ka asnjë ndarje e qartë ligjore mes Shtëpisë së Bardhë dhe Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme. Kështu që kjo mund të ngrejë pyetje në lidhje me veprimet e mundshme për marrëveshje biznesi", thotë Rudy Behrbani me qendrën Brennan.

Javën e kaluar një komision i Dhomës së Përfaqësuesve i kërkoi ligjërisht Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme dokumentat e qiradhënies, duke shtuar më shumë presion ndaj Presidentit Trump i cili tashmë është nën një hetim për shkarkim nga detyra pasi dyshohet se i kërkoi presidentit të Ukrainës të hetonte rivalin politik, demokratin Joe Biden.

"Kisha një bisedë të përsosur, të përsosur me presidentin e Ukrainës. Ata po e përdorin atë për të fajësuar një nga presidentët më të suksesshëm."

Presidenti Trump e quan hetimin mashtrimin më të keq në historinë e vendit.

"Kjo po i shqetëson njerëzit dhe mendoj se po i bën të ndjehen sikur ai po përpiqet të sillet si një president perandorak ose si një mbret apo një monarki absolute që nuk i përgjigjet njerëzve që e zgjodhën", thotë Shannon Bow Obrien me Universitetin e Teksasit.

Praktikat e dyshimta të biznesit të Presidentit Trump përfshijnë zgjedhjen e vendpushimit të tij në Majami për samitin e radhës të G-7 - një plan që ai e ka anuluar./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat