“Halloween i frikshëm”/ Viktima dhe të plagosur në ShBA - Bota Sot
“Halloween i frikshëm”/ Viktima dhe të plagosur në ShBA

Amerika

“Halloween i frikshëm”/ Viktima dhe të plagosur në ShBA

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:23
ShBA

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë vrarë në një festë Halloween-i në afërsi të San Franciscos.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi të marrë me qira në Orinda, rreth 30 km në veri lindje të San Franciskos dhe zyrtarët e policisë kanë konfirmuar bilancin.

Ndërkohë që mediat lokale kanë raportuar edhe se tre persona kishin mbetur të vrarë dhe nëntë të tjerë ishin plagosur në një festë hallouini në jug të Los Anxhelos-it, mbrëmjen e të martës.

Por bilanci nuk mbyllet me kaq. Mbrëmjen e Halloween-it, një vajzë 7 vjeçare, që bashkë me familjen po shkonte derë më derë në lagje për ritualin tradicional “ëmbëlsirë apo rreng”, kur u godit nga një plumb, në Cikago.

Vajza, që ishte veshur si bletë, u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Ajo me sa duket është gjendur në mes të një grupi personash, ku papritur dikush ka hapur zjarr. Në Cikago, të shtënat dhe episodet e dhunës të lidhura me armët e zjarrit janë shndërruar tashmë në një plagë të vërtetë për qytetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat