Qeni mbyt pronaren në Shtetet e Bashkuara

Amerika

Qeni mbyt pronaren në Shtetet e Bashkuara

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 20:21
Mary Matthews

Policia amerikane ka njoftuar se një grua e gjetur e vdekur në Ohio ka gjasa të jetë mbytur nga qeni që e mbante në shtëpi.

Mary Matthews, 49 vjeçe, u gjet e vdekur të premten në Clearcreek të Ohio-s, njoftoi policia.

Komandanti i policisë lokale, John Terrill, tha se shkaku i vdekjes së gruas ishte sulmi nga qeni. Sipas raportit të incidentit, gruaja kishte shumë plagë në trup.

Hetuesit i gjetën në shtëpinë e saj dy qen të racës “Great Danes” dhe shenja gjaku nëpër tërë shtëpinë.

Bashkëshorti i gruas së ndjerë, Mark Matthews, e gjeti viktimën pa vetëdije në shtëpi dhe i thirri autoritetet. Nuk dihet saktësisht se kur mund të ketë ndodhur sulmi, sepse burri ndodhej në burg.

Ai tha se familja i kishte marrë dy qentë në shtëpi para dy vjetësh, por njëri prej tyre kohëve të fundit kishte sjellje më agresive dhe madje ia kishte kafshuar dorën atij. “Unë doja t’i largoj qentë nga shtëpia, por ajo nuk donte. I donte shumë kafshët”, tha burri.

Autoritetet besojnë se qentë e kanë sulmuan gruan e më pas ajo ka arritur t’i largojë nga dhoma para se të vdiste nga plagët. Duket se ajo nuk ka qenë e vetëdijshme për rrezikun e plagëve sepse policia gjeti prova se gruaja i kishte ndërruar rrobat dhe madje ishte përpjekur t’i pastronte njollat e gjakut, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat