Presidenti që fitoi zgjedhjet, por vdiq një ditë para se ta marrë detyrën - Bota Sot
Presidenti që fitoi zgjedhjet, por vdiq një ditë para se ta marrë detyrën

Amerika

Presidenti që fitoi zgjedhjet, por vdiq një ditë para se ta marrë detyrën

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:07
Tancredo de Almeida Neves

Thuhet se presidenti i zgjedhur i Brazilit në vitin 1985, tha se nëse merr 500.000 vota nga partia e tij, as Zoti s’do të mundë ta heqë atë nga presidenca. Sigurisht ai mori votat, por ai u sëmur dhe vdiq një ditë para se të bëhet president

Një ngjarje e tillë e tillë ka ndodhur me të vërtetë, me Tancredo de Almeida Neves, i cili ishte një politikan, avokat dhe ndërmarrës brazilian. Ai shërbeu si Ministër i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme nga 1953 deri në 1954, Kryeministër nga 1961 deri në 1962, Ministër i Financave në 1962 dhe Guvernator i Minas Gerais nga 1983 deri në 1984.

Së fundi ai u zgjodh President i Brazilit në 1985, por vdiq një ditë pa marrë zyrtarisht detyrën.

Tancredo de Almeida Neves, njihej si një person shumë kryefortë, madje gjatë fushatës së tij kishte një agjendë shumë të rreptë, dhe gjendja shëndetësore i përkeqësohej kohë pas kohe, por ai nuk lejonte mjekët të merresh me të shumë e të hupnin kohë.

“Ju mund të bëni gjithçka që dëshironi me mua … por vetëm pasi të marr detyrën”, thoshte ai.

Tancredo kishte një lloj tumori për të cilin nuk foli asnjëherë deri një ditë para se të vdiste. Nga frika se ndoshta nuk do t’i jepej mandati ai qëndroi në heshtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat