Pompeo shpreh shqetësim për "ngacmimin" e ujgurëve në Xinjiang - Bota Sot
Pompeo shpreh shqetësim për "ngacmimin" e ujgurëve në Xinjiang

Amerika

Pompeo shpreh shqetësim për "ngacmimin" e ujgurëve në Xinjiang

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:00
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka shprehur shqetësim për atë që e ka cilësuar “ngacmim” të familjeve të “aktivistëve dhe të mbijetuarve” ujgurë në kampet e internimit në rajonin Xinjiang të Kinës.

Në një deklaratë të publikuar më 5 nëntor, Pompeo ka thënë se Uashingtoni “vazhdon të jetë shumë i shqetësuar nga raportimet e shumta se Qeveria Popullore e Kinës ka ngacmuar, burgosur dhe ndaluar anëtarët e familjeve të aktivistëve dhe të të mbijetuarve të myslimanëve ujgurë, që kanë bërë rrëfimet e tyre publike”, duke shtuar se në disa raste “abuzimet kanë ndodhur pas takimeve më zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit”.

“Guximi i mbrojtësve të ujgurëve për të ngritur zërin është shumë i rëndësishëm për zbulim të së vërteteës rreth abuzimit të të drejtave të njeriut dhe shtypjes së lirive fetare”, është thënë në deklaratë.

Në gusht të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 1 milion ujgurë dhe anëtarë të grupeve të tjera etnike myslimane në Xinjiang janë duke u mbajtur në “qendra kundër-ekstremizmit”.

OKB-ja po ashtu ka thënë se ata janë detyruar të qëndrojnë në kampe të riedukimit, pavarësisht pse Kina mohon një gjë të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat