Ish-presidenti i burgosur i Brazilit mund të lirohet nga paraburgimi

Amerika

Ish-presidenti i burgosur i Brazilit mund të lirohet nga paraburgimi

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:37
Luiz Inacio Lula da Silva

Gjykata e lartë e Brazilit ka votuar për ta rrëzuar një vendim, lidhur me burgimin e kriminelëve. E ky ndryshim mund të bëjë që ish-presidenti Luiz Inacio Lula da Silva, të lirohet nga paraburgimi.

Vendimi përcakton që kriminelët e dënuar duhet të shkojnë në burg vetëm pasi të kenë shteruar opsionet e tyre të apelit. Ndryshimi mund të çojë në lirimin e mijëra të burgosurve, përfshirë ish-presidentin.

Politikani i majtë drejtoi Brazilin mes 2003-s dhe 2010-s, por u burgos vitin e kaluar.

Ai ishte favorit për t’i fituar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, por u burgos pasi u përfshi në një hetim të madh të korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat