Kërcënoi studentët se do t’i qëllonte me armë, arrestohet mësuesja në SHBA

Amerika

Kërcënoi studentët se do t’i qëllonte me armë, arrestohet mësuesja në SHBA

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një mësuese në shtetin amerikan të Uashingtonit është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar studentët se do t’I qëllonte me armë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar mësuesen, e cila sipas BBC, gjatë marrjes në pyetje nuk u tërhoq akuzat për kërcënim.

58 vjeçarja, Julie Hillend-Jones, jepte lëndën e gjeometrisë në shkollën e mesme Emerald Ridge në Puyallup, në jug të Seattle.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shtyvi mësuesen që të bënte kërcënimin ndaj gjimnazistëve.

Ka qenë njëri prej nxënësve ai që bëri denoncimin në zyrat vendore të arsimit, të cilët më pas vunë në dijeni autoritetet.

Ndërkohë gjatë arrestimit policia nuk gjeti asnjë armë në banesën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat