Pompeo: SHBA do të vazhdojë luftën kundër Shtetit Islamik - Bota Sot
Pompeo: SHBA do të vazhdojë luftën kundër Shtetit Islamik

Amerika

Pompeo: SHBA do të vazhdojë luftën kundër Shtetit Islamik

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 18:49
Pamje nga takimi

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo tha në Uashington sot se SHBA do të vazhdojë luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Ai në një takim me përfaqësuesit e vendeve në koalicionin ndërkombëtar kundër xhihadistëve, përsëriti që vendet e atij koalicioni, të cilët kanë shtetasit e tyre në Shtetin Islamik, duhet t'i kthejnë ata dhe të dalin para gjyqit për krimet e kryera.

"Ju të gjithë e dini se ne duhet të vazhdojmë luftën kundër Shtetit Islamik. SHBA do të vazhdojë të udhëheqë koalicionin. Ne kemi vendosur trupat tona në të gjithë verilindjen e Sirisë dhe më gjerë në mënyrë që Shteti Islamik të mos ringrihet dhe të marrë përsipër fushat e naftës," tha Pompeo.

Sekretari i Shtetit amerikan shtoi se nuk duhet të "ndalen tani, por të veprojnë në mënyrë që Shteti Islamik të mos kthehet kurrë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat