Virale! Politikani lëshon gazra në transmetim direkt? - Bota Sot
Virale! Politikani lëshon gazra në transmetim direkt?

Amerika

Virale! Politikani lëshon gazra në transmetim direkt?

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 22:19
Eric Michael Swalwell Jr

Një video ku shfaqet politikani amerikan, Eric Michael Swalwell Jr., gjatë një lidhjeje direkte, ku duket se anëtari i Partisë Demokratike përfshihet në një situatë të sikletshme është shndërruar në fare pak kohë, absolutisht VIRALE!

Intervista në fjalë u zhvillua mbrëmjen e së hënës, në “Hardball with Chris Matthews”, në MSNBC, ku Swalwell po u përgjigjej akuzave të Trump- it.

Ky i fundit deklaroi se politikani ka përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të mashtruar gjatë zgjedhjeve të 2016-s.

Teksa anëtari i Partisë Demokratike ka marrë fjalën, krejt papritur dëgjohet në sfond një zhurmë e ngjashme me çlirimin e gazrave. Ndonëse politikani mohoi kategorikisht të ketë lëshuar gazra, internet është i sigurt se diçka e tillë ndodhi vërtet. Swalwell tha se zhurma në fjalë i përkiste filxhanit që në ato momente lëvizi në tavolinë, një tezë kjo e papranueshme nga njerëzit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat