Dy roje burgu akuzohen për falsifikim të regjistrave për vdekjen e Epsteinit

Amerika

Dy roje burgu akuzohen për falsifikim të regjistrave për vdekjen e Epsteinit

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 23:40
Jeffrey Epstein

Dy oficerë burgu, përgjegjës për mbrojtjen e financierit të ndjerë amerikan, i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, u akuzuan për falsifikim të regjistrave, natën kur ai vdiq.

Sipas avokatit amerikan për rajonin jugor të Nju Jorkut, oficerët Tova Noel dhe Michael Thomas, nuk kontrolluan Epstein-in çdo gjysmë ore dhe falsifikuan regjistrat për të mbuluar pakujdesinë e tyre.

“Siç pretendohet, të pandehurit kishin për detyrë sigurimin e të burgosurve federalë nën kujdesin e tyre, në Qendrën Metropolitane të Rehabilitimit”, deklaroi avokati i SHBA-së, Geoffrey Berman.

“Përkundrazi, ata në mënyrë të përsëritur dështuan të kryejnë kontrolle mbi të burgosurit dhe gënjyen zyrtarisht për të fshehur shkeljen e detyrës”, shtoi ai.

Sipas zyrës së avokatit, të dy oficerët u dorëzuan sot në mëngjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat