SHBA, demokratët nisin hapin tjetër për shkarkimin e Trumpit

Amerika

SHBA, demokratët nisin hapin tjetër për shkarkimin e Trumpit

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 19:52
Donald Trump

Ligjvënësit demokratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur hapin tjetër për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Tani ata janë duke e shkruar një raport mbi gjetjet e tyre, por prapë mund të nevojiten më shumë dëshmi dhe seanca dëgjimore, ka thënë Adam Schiff – kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, shkruan Reuters.

Schiff, komiteti i të cilit po e udhëheq hetimin që mund të jetë i rrezikshëm për presidencën Trump, ka thënë se paneli ka nisur që ta përpilojë raportin pas dy javësh me seanca dëgjimore dhe dëshmi nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë.

Ky raport është një hap i rëndësishëm drejt një votimi të mundshëm për shkarkimin e Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve të dominuar nga demokratët.

Nëse raporti në fjalë miratohet, atëherë Senati Amerikan i dominuar nga republikanët do ta gjykojë nëse Trump duhet të shkarkohet nga pozita e presidentit.

Deri më tani, republikanët nuk kanë treguar shumë vullnet për shkarkimin e Trumpit i cili po synon të kandidojë për pozitën e presidentit edhe në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat