Ligji që u kundërshtua, zezakët në autobusë duhej t’ua lëshonin vendet të bardhëve

Amerika

Ligji që u kundërshtua, zezakët në autobusë duhej t’ua lëshonin vendet të bardhëve

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Më 1 dhjetor 1955, në Montgomery të shtetit Alabama ndodhi një ngjarje e rëndësishme në lëvizjen e të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara. Një femër zezake, e quajtur Rosa Parks, u arrestua pasi nuk pranoi t’iu bindej ligjeve të shtetit.

Në bazë të këtyre ligjeve, udhëtarët zezakë të autobusëve duhej t’ua lëshonin vendet e tyre të bardhëve. Zonja Parks tha më vonë se vendimi i saj për të mos ia lëshuar vendin një të bardhi, ishte diçka e thjeshtë. “Unë nuk lëviza nga vendi, sepse nuk mendova që një veprim i tillë, pra zbatimi i ligjeve të tilla, do të na ndihmonte, apo do të na i lehtësonte problemet, qoftë mua personalisht, apo ne të gjithëve si popull, po qe se do të vazhdonin të na shtynin sa andej këtej, për shkak të racës dhe ngjyrës së lëkurës,” tha zonja Parks.

Më 5 dhjetor 1955, 4 ditë pas arrestimit të Rosa Parks, zezakët në qytetin Montgomery filluan të bojkotonin autobusët e qytetit. Një klerik i ri zezak, Martin Luther King, I Riu, u shqua si udhëheqësi më i efektshëm i protestës. Bojkotimi përfundoi në nëntor të vitit 1956. Kjo ndodhi kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara arriti në përfundimin që ligjet e atij shteti dhe qyteti që bënin diskriminim racial në autobusë, ishin jokushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat