Amerikani vritet nga kurthi që ua ndërtoi grabitësve - Bota Sot
Amerikani vritet nga kurthi që ua ndërtoi grabitësve

Amerika

Amerikani vritet nga kurthi që ua ndërtoi grabitësve

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Një amerikan 65-vjeçar, i cili në shtëpinë e vet e kishte ndërtuar një kurth kundër grabitësve, është vrarë nga mekanizmi që e ndërtoi vetë.

Person ii quajtur Ronald Cyr, e thirri në telefon policinë në qytezën Van Buren të shtetit verilindor, Maine, për ta njoftuar se është qëlluar me armë.

Kur policia shkoi në shtëpinë e tij, pa se burri e kishte kurdisur derën në atë mënyrë që një pushkë të shkrepej në momentin kur dikush të provonte ta hapte derën me forcë. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi nga plagët e marra.

Kurthet e tilla përdoren mjaft shpesh nga amerikanët që ndihen të rrezikuar nga grabitësit, ndonëse ato janë të ndaluara me ligj.

“Pas hetimeve që zgjatën deri të nesërmen në mëngjes, u zbulua se z.Cyr është qëlluar si rezultat i shkrepjes së paqëllimshme të një pajisjeje të përgatitur vetë”, thuhet në njoftimin e policisë lokale, të publikuar në Facebook.

Në shtator të vitit të kaluar, një burrë në Illinois u vra kur e hapi derën e një shtëpize të fqinjit, e cila ishte kurdisur me armë. Pronari i saj është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat