Trump premton 738 miliardë dollarë për mbrojtje - Bota Sot
Trump premton 738 miliardë dollarë për mbrojtje

Amerika

Trump premton 738 miliardë dollarë për mbrojtje

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot se do të nënshkruajë një projektligj për mbrojtjen që parashikon 738 miliardë dollarë të destinuara për të gjitha politikat, duke filluar nga pushimet familjare e deri tek avionët luftarakë.

"Të gjitha përparësitë tona hynë në NDAA: Rritja e pagave për trupat tona, ndërtimi i forcave tona ushtarake, kufitare dhe forcën hapësinore," shkroi Trump në Twitter.

Ai porositi Kongresit të mos vonojë miratimin e ligjit që ai do ta nënshkruajë menjëherë, raporton Reuters.

Të dy dhomat e Kongresit duhet të kalojnë një projektligj të mbrojtjes të njohur si National Defense Authorization Act (NDAA) dhe demokratët kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat