Trump uron Johnsonin: Urime për fitoren e madhe

Amerika

Trump uron Johnsonin: Urime për fitoren e madhe

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 09:34
Donald Trump, Boris Johnson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar konservatorin Boris Johnson për fitoren në zgjedhjet që u mbajtën dje në Britaninë e Madhe.

“Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani do të jenë të lira të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë masive pas BREXIT”, ka shkruar Trump në twitter.

“Urime për Boris Johnson për fitoren e tij të madhe! Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani do të jenë të lira të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë masive pas BREXIT. Kjo marrëveshje ka potencialin të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje që mund të bëhej me BE-në. Festoni Boris!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi është raportuar se konservatorët kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat