Momenti kur nje burre ia preki te pasmet gazetares

Amerika

Momenti kur nje burre ia preki te pasmet gazetares

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 10:49
Pamje nga videoja

Një burrë që ia preki të pasmet një gazetareje gjatë raportimit live, është arrestuar.

Alex Bozarijani, një reportere për WSAV-në, ishte duke pasqyruar për një garë në Savannah, Georgia, të shtunën më 7 dhjetor.

Ndërsa ajo raporton nga vendi i ngjarjes live, një burrë ia prek të pasmet.

Ajo habitet dhe hesht, por më pas vazhdon raportimin. Video u bë virale në Twitter.

Kështu gazetarja, e shpërndau videon duke shkruar:

“Për njeriun që më preku prapanicën time gjatë transmetimit live: Ti më dhunove, objektivizove dhe më turpërove”.

Tani, një zëdhënës i policisë se Savannah ka konfirmuar se Thomas Callaway është akuzuar në lidhje me incidentin, i cili u transmetua drejtpërdrejt në WSAV-TV .

Sjelljen e tij e quajtën plotësisht të papranueshme, dhe që askush nuk e meriton që t’i bëhet aj veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat