U sëmurën njëkohësisht nga kanceri, pesë mësuese padisin kompaninë

Amerika

U sëmurën njëkohësisht nga kanceri, pesë mësuese padisin kompaninë

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 07:29
Mësueset

Mësueset kishin dhënë mësim te shkolla që ndodhet gati 1 km larg fabrikës, e cila ka përdorur oksid etileni për të sterilizuar me miliona pajisje mjekësore ndër vite, që pasi u hap në vitin 1984, e deri në shkurt të vitit 2019, kur u mbyll për shkak të akuzave se po lëshonte gazra kancerogjenë në ajër.

Kjo ka qenë arsyeja që pesë mësueset nga një shkollë në periferi të Çikagos kanë paditur një kompani që merret me sterilizimin e pajisjeve mjekësore, “Sterigenics”.

Kjo kompani ka përdorur për dekada një lëndë kimike që shkakton kancerin, dhe ka qenë e vendosur pranë shkollës së tyre.

Pesë nga mësuesit që kanë punuar në atë shkollë gjatë kësaj periudhe janë diagnostikuar me kancer gjiri, ndërsa e gjashta me limoma vdekjeprurëse, dhe mund të mos jetojë dot më shumë se një vit.

Gratë tregojnë se ato jepnin mësim me dritaret hapur gjatë periudhës së ngrohtë të vitit, por nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për oksidin e etilenit. Gratë thanë se shumë prej kolegëve të tyre janë sëmurur gjithashtu nga kanceri, ndër vite, por ato nuk dinin shkakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat