Viti 2019 ishte më i rëndi në 13 vjet për ShBA-në sa i përket sulmeve masive

Amerika

Viti 2019 ishte më i rëndi në 13 vjet për ShBA-në sa i përket sulmeve masive

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara u përballën me numrin më të madh të sulmeve masive gjatë vitit 2019. Në 41 incidente të kësaj natyre u vranë 211 njerëz. Megjithatë, numri i përgjithshëm i vrasjeve në këtë shtet shënoi rënie gjatë këtij viti.

Sipas data-bazës së hartuar nga “Associated Press”, “USA Today” dhe Universiteti Verilindor, në 33 sulme masive të këtij viti janë përdorur armët e zjarrit, ndërsa në tetë të tjera janë përdorur armë të tjera.

Shifra prej 41 sulmeve masive është më e larta për një vit që prej fillimit të hartimit të kësaj data-baze në vitin 2006. Në këtë vit pati gjithashtu më së shumti vrasje nga sulmet masive që nga vitet e shtatëdhjeta. Në vendin e dytë është viti 2006, kur ishin regjistruar 38 sulme masive.

Të shtunën, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, e përsëriti thirrjen për ndalimin e armëve të stilit ushtarak, duke thënë: “Amerikanëve mund t’u jenë harxhuar lotët, por neve nuk mund të na harxhohen fuqia dhe vendosmëria për të kryer një punë me sukses”.

Më shumë vrasje se këtë vit nga sulmet masive në Shtetet e Bashkuara kishte në vitin 2017, kur ishin vrarë 224 njerëz. Në këtë shifër të lartë kishte ndikuar sulmi i tmerrshëm në koncertin e mbajtur në Las Vegas, ku ishin vrarë 59 persona.

Shumica e viktimave të sulmeve masive gjatë këtij viti u regjistruan në Kaliforni, ku u vranë tetë persona, ndonëse ky shtet ka ligje mjaft të ashpra për armëmbajtje, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat