5 persona të qëlluar me thikë gjatë Hanukkah në shtëpinë e një rabbi në New York

Amerika

5 persona të qëlluar me thikë gjatë Hanukkah në shtëpinë e një rabbi në New York

Nga: B.S Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Një i dyshuar u arrestua dy orë më vonë në New York City, tha një zyrtar policie. Guvernatori i New York, tha që ishte një akt i "terrorizmit të brendshëm"

5 persona u qëlluan me thikë në shtëpinë e rabinit në New York, gjatë festës së Hanukkah natën e shtatë të saj të shtunën më 29 Dhjetor, njofton shtypi njujorkez raporton Bota sot nga New York City.

Të pesë personat që u qëlluan me thikë të shtunën mbrëma në shtëpinë e një rabi në Monsey, në very të qytetit të New York-ut, ndërsa ishin duke celebruar natën e parafundit të festës së hebrenjëve Hanukah, dhe, një i dyshuar u arrestua më vonë në New York City, tha policia, për ngjarjen që ka shokuar gjithë njujorkezët.

Kurse, Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo në një dalje të tij për gazetarët sot në mëngjes heret e quajti sulmin një akt të "terrorizmit të brendshëm", si tha ai

Shefi i policisë së lokalitetit Ramapo, që përfshin edhe qytetin Monsey në very të New York, Brad Weidel, u tha gazetarve se aktin e kreu një njeri i armatosur me një thikë, i cili sulmoi rreth orës 10 të natës së kaluar, që ishte dhe në natën e shtatë të Hanukkah. Sulmuesi u arrestua nga departamenti i policisë në New York City, gati dy orë më vonë në seksionin Harlem të Manhattan, kofirmoi shefi I policies, duke shtuar se Monsey është një enklavë e hebrenjve ultra-ortodoksë rreth 35 milje nga New York City.

Weidel po ashtu tha se viktimat e mbrëmshme u dërguan në dy spitale në zonën ku jeton dhe ky komunitet. Mbasi gjendja e tyre shëndetësore është dhe aq e mirë nuk u lanë të shkojnë në shtëpit e tyre.

Michael Specht, administratori i qytetit Ramapo, i cili ofron shërbime qeveritare për Monsey, tha se sulmi u bë gjatë një feste Hanukkah në shtëpinë e Rabbi Chaim L. Rottenberg, ngjitur me një sinagogë.

Të paktën një prej viktimave u "plagos rëndë", tha ai.

Chabad.org, faqja e internetit e lëvizjes Chabad-Lubavitch Hasidic, publikoi detaje që zëdhënësi i organizatës, Rabbi Motti Seligson, tha se bazohen në dëshmitarë dhe burime të tjera, që ngjarja të jetë një akt i "terrorizmit të brendshëm".

Sajti njoftoi se i dyshuari kishte hedhur një shall mbi fytyrën e tij, për tu maskuar, dhe pasi kishte goditur me thikë pesë persona edhe duke i ndjekur nga pas, u përpoq të hynte në sinagogë, por u bllokua nga njerëzit brenda saj që kishin barrikaduar derën.

Viktimat, sipas organizatës, hebraike ishin hebrenjtë komunitetit ortodoks Hasidik.

Cuomo guverantori I shtetit të New York, me zyrtar të lart të këtij shteti u ndodh menjëher në vendngjarje, dhe vizitoi Rabinin Rottenberg, herët të Dielën përpara se të takohej me krerët e tjerë hebrenj në Monsey.

"Kjo është një kohë jotolerante në vendin tonë," u tha ai gazetarëve jashtë shtëpisë së rabbit të dielën në mëngjes. "Ne e shohim zemërimin, ne shohim që urrejtja po shpërthen, edhe mes komuniteteve"

Ai shtoi se ky akt i rëndë: "isshtë një kancer amerikan në trupin politik ", po ashtu Cuomo tha se mendon se krimi ishte një veprim i “terrorizmit të brendshëm” dhe priste që personi ose “orkestruesit” të ndiqen penalisht në atë mënyrë, si e parashikojnë ligjet.

Simbas shtypit njujorkez një dhunë e till verbale vjen pas së paku tetë sulmeve këtë muaj ndaj Hebrenjve në New York City.

Janathan Greenblatt, Drejtori Ekzekutiv i Lidhjes Anti-Shpifje, tha në Twitter të Shtunën vonë se "pas sulmeve të urrejtes që pamë këtë javë që lamë pas në Brooklyn dhe Manhattan, është pikëlluese nga zemra të shohësh që festa e Hanukkës u shkel përsëri."

"Ne kemi nevojë që autoritetet të sigurojnë mbrojtje të rritur në celebrime të këtilla, dhe të sigurojnë që forca e plotë e ligjit të merret mbi ata që kryejnë krime të tilla të tmerrshme," shtoi ai.

The Guardian Angels, një grup privat, i paarmatosur për parandalimin e krimit, në New York City, tha të shtunën më herët se do të fillojë patrullimin në rrethin e Brooklinit të New York City të Dielën për shkak të sulmeve të fundit.

Ndërkohë, NYPD tha të Premten se do të rritë patrullimet në të gjithë qytetin për shka të sigurisë me festat, dhe vëçanërishtë sot në ditën e fundit të Hanukah në lagjet hebraike të NYC.

Edhe vitin e kaluar(2018) shkruan shtypi njujorkez, ka pasur një sulme ndaj hebrenjve në të gjithë vendin sidomos kur është Hanukah. Më 27 tetor të atij viti një burrë hapi zjarr në sinagogën e Pemës së Jetës në Pittsburgh, duke vrarë 11 hasdik.

Kohët e fundit, më 10 dhjetor, një çift hapi zjarr në një qender tregtare me mallra 100 përqind kosher në Jersey City, New Jersey, duke vrarë një oficer policie dhe tre persona që kishin qenë brenda.

Dorazi u vra në shkëmbim të zjarrit të armëve me forcat e rendit.

Shtypi amerikan shkruanse SHBA, janë ende duke përjetuar një numër gati rekord të incidenteve antisemitike

Bernice King, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Jo-fitimprurëse King dhe vajza e Martin Luther King Jr. dhe Coretta Scott King, e përshkroi sulmin e së shtunës si një akt "kundër një populli dhe një premtimi".

"Unë jam duke u lutur për anëtarët tanë të familjes hebreje dhe unë i inkurajoj të gjithë që të mos pranojmë t'i përshtatemi stereotipeve antisemitike dhe retorikës / gjuhës që dehumanizon," tha ajo në Twitter. "Ne nuk mund të pretendojmë se urrejtja është e fjetur."

Kontrolluesi(Comptroller) i New York City Scott M. Stringer ka cekur se sulmi ishte "zemërthyer dhe tmerrues".

"Të jesh hebre nuk do të thotë të jetosh me frikë," tha ai. "Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për ta mbajtur komunitetin tonë të sigurt përballë rritjes së antisemitizmit".

Ed Day, ekzekutivi i Rockland County, ku ndodhën sulmet, tha se ai kishte besim se zbatimi i ligjit do ta sjell para tij kushdo që e bënte atë.

"Zbatimi i ligjit në Rockland nuk do të lërë asnjë gur pa u lëvizur pasi ata i sjellin ata që janë fajtorë të këtij krimi për një drejtësi të shpejtë dhe të ashpër," tha ai.

Letitia James, Avokatja e Përgjithshme e shtetit të New York-ut, ka shkruar në Twitter të shtunën vonë se ajo ishte "thellë e shqetësuar nga situata që po shpalosej në Monsey, Nju Jork sonte".

"Ekziston një tolerancë zero për veprimet e urrejtjes të çdo lloji dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë të tmerrshme," tha ajo.

"Unë qëndroj me komunitetin hebre sonte dhe çdo ditë e natë".

Edhe, Presidenti Reuven Rivlin i Izraelit gjithashtu dënoi sulmin, duke thënë në Twitter se është e nevojshme një përpjekje kolektive për të ndaluar incidentet e ardhshme.

"Tronditur dhe zemëruar nga sulmi i tmerrshëm në NY dhe duke u lutur për shërimin e të plagosurve. Mendojë se Antisemitizmi nuk është vetëm një problem Jezish, dhe sigurisht jo vetëm problemi i Shtetit të Izraelit ", tha ai.

"Ne duhet të punojmë së bashku për të përballuar këtë ligësi në rritje, e cila është një kërcënim i vërtetë global."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat