SHBA do të ndërmerr masa për çdo testim raketash nga Koreja e Veriut

Amerika

SHBA do të ndërmerr masa për çdo testim raketash nga Koreja e Veriut

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 19:27
Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhgënjehen shumë nëse Koreja e Veriut teston ndonjë raketë me rreze të gjatë veprimi ose bërthamore dhe do të ndërmarrin veprime si udhëheqëse ushtarake dhe ekonomike.

Kështu ka deklaruar sot këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, shkruan Reuters.

“Washingtoni ka një serë mjetesh në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo testi të tillë”, tha O’Brien në një intervistë për ABC News.

“Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime në këto situata. Nëse Kim Jong Un e përdorë këtë qasje, ne do të zhgënjehemi jashtëzakonisht shumë dhe do ta demonstrojmë atë zhgënjim”.Këto reagime të Shtëpisë së Bardhë erdhën pasi Koreja e Veriut ka kërcënuar se do ta bëjë një surprizë gjatë Krishtlindjeve – pavarësisht faktit se Trump dhe Kim kanë zhvilluar takime dhe kanë një marrëdhënie të mirë mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat