SHBA, numër rekord vrasjesh masive në vitin 2019

Amerika

SHBA, numër rekord vrasjesh masive në vitin 2019

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 19:43
Foto

SHBA ka vendosur një numër rekord vrasjesh për këtë vit.

2019 shënon numrin më të madh të vrasjeve se çdo vit tjetër sipas një baze të dhënash të përpiluar nga Associated Press (AP), USA Today dhe Northeastern University.

Gjithsej gjatë këtij viti kanë ndodhur 41 incidente dhe 211 vdekje.

Vrasjet masive përcaktohen si katër ose më shumë njerëz të vdekur në të njëjtin incident, duke përjashtuar autorin e krimit.

Më e rënda ishte ajo  vrasjes së 12 personave në Virginia Beach në maj dhe 22 të tjerëve në El Paso në gusht.

Nga 41 rastet në vitin 2019, 33 prej tyre  u përdor arma e zjarrit, thanë studiuesit. Kalifornia kishte numrin më të madh të vrasjeve masive për shtet, me 8 të tilla.

Baza e të dhënave ka ndjekur vrasjet masive në SHBA që nga viti 2006, por hulumtimet që shkuan deri në vitet 1970 nuk zbuluan një vit me më shumë vrasje masive.

Viti me numrin e dytë më të lartë të vrasjeve masive ishte 2006, me 38.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat